Aktualitet

Arrestimet në Bashki/ Përplasjet për paratë e kanaleve në Lushnje, një prej tenderave u bllokua nga KPP dy herë

8 Korrik 2021, 14:02 Nga DOSJA
Arrestimet në Bashki/ Përplasjet për paratë e kanaleve

LUSHNJE– Përplasja e kanalit të ujitjes Bishqethëm, për të cilin SPAK ka kryer hetime e më pas arrestoi 11 persona, mes tyre kryebashkiaku i Lushnjës, ka nxjerrë në dritë dhe zbulimin e një tenderi tjetër të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Bëhet fjalë për tenderin për sistemin në Krutje me vlerë 15 milionë lekë i cili është bllokuar dy herë nga KPP. Në vazhdimësi bashkia skualifikonte kompaninë me vlerën më të ulët, kompani e cila është e njëjta me atë të tenderit që është marrë SPAK, Avduli dhe Bahas shpk ndërkohë që fitues bashkia Lushnjë nxirrte gjithmonë Euro-Alb shpk, administratori i të cilit u vu në pranga këtë të mërkurë.

Në garë morën pjesë 5 subjekte, 4 prej të cilave u skualifikuan duke lënë vetëm kompaninë Euro-Alb shpk me ofertën më të lartë prej 14.7 milionë lekësh. Ky vendim është kundërshtuar nga bashkimi i operatorëve “Avduli” & “Bahas “shpk për probleme me kamioncinat dhe ankimimi ka përfunduar deri në dyert e Komisionit të Prokurimit Publik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet spak ne lushnje spak ne lushnje

Sondazh

Poll