Aktualitet

Drejtonte mjetin pa patentë, xhironte gomat! Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet 22-vjeçari në Sarandë

8 Korrik 2021, 13:17 Nga DOSJA
Drejtonte mjetin pa patentë, xhironte gomat! Ishte i shpallur në

SARANDË-Policia e Sarandës arrestuar një 22-vjeçar, i cili akuzohet se në datë 3 të këtij muaji, duke kryer manovra të gabuara me mjetin e tij. I riu ka goditur dhe thyer xhamat e një makinë policie dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërkohë që është konstatuar edhe pa leje drejtimi.

NJOFTIMI:

Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin I. J., 22 vjeç, banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 03.07.2021, duke kryer manovra të gabuara ka dëmtuar xhamin e një mjeti të policisë si dhe nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë pasi ishte i pa pajisur me leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22-vjeçari ne sarande arrestohet 22-vjeçari ne sarande

Sondazh

Poll