Aktualitet

“Më tha të çoj në shtëpi, ndryshoi rrugë”/ Punonjësja e Bashkisë së Klosit u mor peng për katër orë në makinë,

8 Korrik 2021, 13:13 Nga DOSJA
“Më tha të çoj në shtëpi, ndryshoi

KLOS– Detaje te reja janë zbuluar nga pengmarrja në Klos që i ndodhi 33-vjeçares, e cila është punonjëse e Bashkisë.

Davide Merzira ka mashtruar punonjësen e Bashkisë Klos, L. M, 33-vjeçe, banore e fshatit Bejn, duke i premtuar se do ta dërgonte në fshat. Mirëpo, pa kaluar disa metra, Merzira ka ndërruar rrugë dhe ka udhëtuar drejt fshatit Klos Katund. Pas afro 4 orësh, punonjësja e Bashkisë ka mundur të njoftojë familjen se ishte rrëmbyer, duke treguar edhe vendndodhjen.

Babai i Matës ka mbërritur në Polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës.

Efektivët e Policisë kanë mbërritur në Klos Katund dhe kanë gjetur 33-vjeçaren në makinën e D. Merzirës.

“Rreth orës 16.00 isha pranë xhamisë së Klosit, në anë të rrugës. Erdhi D. Merzira, ndaloi te këmbët e mija dhe më tha: Hajde me mua, të çoj unë në shtëpi. Sapo bëri nja 100 metra ndërroi rrugë dhe u nis në drejtim të Bulqizës. I thashë ta ndalte makinën dhe të zbrisja, por ai nuk pranoi. Pas afro 4 orësh arrita t’i dërgoj një mesazh babait”, i tha Policisë e reja e rrëmbyer.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 48-vjecari mban peng 33-vjecaren davide myzyri 48-vjecari mban peng 33-vjecaren davide myzyri

Sondazh

Poll