Aktualitet

“Në vend që t’i festoja ditëlindjen, e futa në dhe”/ Babai i 29-vjeçares që vdiq 5 ditë pas lindjes me lot në sy:

8 Korrik 2021, 12:52 Nga DOSJA
“Në vend që t’i festoja ditëlindjen, e futa në

TIRANË– Babai i Ardita Muçës, 29-vjeçares që humbi jetën pesë ditë pasi solli në jetë fëmijët e saj, mes lotësh, ka folur për humbjen e së bijës.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se e kishte gocën si “kokrra e mollës”, babai i të ndjerës, Eduart Hersi kërkon drejtësi teksa pyet se pse spitali e nxorri brenda dy ditësh kur vazja kishte hemorragji të brendshme.

Ka patur hemorragji të brendshme, nga erdhi? Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh? Nuk më ka treguar gjë nëse ka patur shqetësime. Edhe kur ka dalë nga spitali e pyeta si je, mirë më tha. Kam dhimbje barku më ka thënë. I thashë shko në spital, e tha se do ikte pas dy ditësh edhe për të vizituar djalin. Nuk duhej të ma nxirrte gocën për dy ditë. Po të ishte fëmija i vet a do e nxirrte? Kurrë. Lek ka marrë, të gjitha i ka marrë. Unë bëj drejtësi vetë, por nuk dua. Dua që të mos i ndodhë dikujt tjetër ajo që i ndodhi vajzës sime. Ajo sot bënte 29 vjeçe, e në vend që të festoja ditëlindjen, e futa në dhe”, shpërthen në lot babai i së ndjerës”, tha i ati i 29-vjeçares.

29-vjeçarja, Ardita Muça, nuk mundi që t’i gëzohej ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, pasi humbi jetën të hënën më 5 korrik, pesë ditë pas lindjes së djalit në Spitalin e Durrësit. Lidhur me ngjarjen e rëndë, familjarët e 29-vjeçares nga Shkallnuri, akuzojnë mjekët për fatin e saj tragjik, ndërsa presin ekspertizën mjekësore. Familjarët e 29-vjeçares kanë paditur në polici mjeken që asistoi në lindjen e së ndjerës. Sipas tyre, mjekja ka bërë mjekim të pakujdesshëm dhe nuk ka injektuar hollues gjaku para lindjes.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardita muça eduart hersi vdes ardita muça ardita muça eduart hersi vdes ardita muça

Sondazh

Poll