Aktualitet

Përfundon seanca maratonë! Abuzimi me tenderin 24 mln lekë për kanalin ujitës, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Lush

8 Korrik 2021, 12:40 Nga DOSJA
Përfundon seanca maratonë! Abuzimi me tenderin 24 mln lekë

TIRANË– Pas 8 orësh seancë maratonë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit e dosjes së Lushnjes, përfshirë ish-kryebashkiakun Fatos Tushe. Gjyqtarja Danjela Shirka ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Tushën dhe pjesën tjetër të grupit, edhe pse asnjë prej tyre nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK, ku akuzohen për abuzime me një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse.

Vendimin me lot në sy e priti zyrtarja Blerta Turku, e cila u shpreh para gjykatës: Pse duhet të mbetem unë në qeli? Turku është zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, ndërsa roli i saj në dosjen e abuzimit me tenderin, ende është i paqartë.

Masat e sigurisë të dhëna nga GJKKO:

Arrest me burg

Fatos Tushe, me detyrë ish-kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Dje, një ditë pas arrestimit, kryeministri Edi Rama me një VKM firmosi shkarkimin e Tushes nga posti i kryebashkiakut.

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll