Aktualitet

Goditje me sende të forta, dhunë fizike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme

8 Korrik 2021, 12:11 Nga DOSJA
Goditje me sende të forta, dhunë fizike dhe drejtim mjeti në

TIRANË– Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 28-vjeçar u arrestua pasi goditi me sende të forta kushëririn e tij. Për të njëjtin veprim është arrestuar edhe një 23-vjeçar, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punonte, ka goditur me sende të forta një 36-vjeçar.

Një 33-vjeçar u arrestua pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati, ndërsa një 59-vjeçar ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 52-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë; Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati; S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë arrestohen 5 persona në tiranë

Sondazh

Poll