Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për ‘Dosjen 184’, dy të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

8 Korrik 2021, 11:53 Nga DOSJA
Shtyhet sërish seanca për ‘Dosjen 184’, dy të

TIRANË– Shtyhet sërish seanca për ‘Dosjen 184’. Ditën e sotme dolën para togave të zeza dy të pandehurit e dosjes në Dibër që ndikuan te votuesit për zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës në vitin 2016. Katër të pandehurit kanë 2 gjyqtarë, duke i zhvilluar seancat të ndara.

Nuri Meda dhe Drini Gjeci, seanca ndaj të cilëve ishte sot në orën 13:00, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 korrik. Ndërsa, seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë Robert Aga e Hasan Hoti, do të mbahet me datë 12 Korrik.

Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:

-Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.

-Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre”

-Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Një nga dëshmitarët e thirrur në seancë ka deklaruar për mediat se seanca gjyqësore për këtë dosje do të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet fare. Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 u shty pasi në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e kërkuara nga trupi gjykues.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 dosja 184

Sondazh

Poll