Aktualitet

“E di unë atë plehrën”/ Një nga kompanitë u ankua për tenderin pas humbjes, dalin të tjera përgjimes mes Tushes dhe

8 Korrik 2021, 11:48 Nga DOSJA
“E di unë atë plehrën”/ Një nga kompanitë u

TIRANË– Të tjera përgjime kanë dalë në dritë që kanë konfirmuar marrëdhënien e ngushtë mes kryebashkiakut të shkarkuar të Lushnjes, Fatos Tushe dhe biznesmenit Ibrahim Lami. Për të kryer punimet për tenderin për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj janë paraqitur në garë tre kompani: BOE Avdulli shpk dhe Bahas shpk; Hastoçi shpk dhe Euroalb shpk.

Fituese është shpallur kompania EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin, por pavarësisht kësaj gjëje, kryetari Fatos Tushe ka ndërhyrë që punimet dhe përfitimin real të ardhurave, ta përfitonte Ibrahim Lami.

“Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata e datës 11.11.2020, punimet në fakt dhe përfitimi real i të ardhurave të kësaj pune i ka realizuar shtetasi Ibrahim Lami, i cili është në lidhje të ngushtë shoqërore e shtetasve Fatos Tushe dhe Flamur Peqini si dhe lidhje familjare e Buhar Muratit,”- theksohet në dosje.

Ndërkohë, kompania Avduli ka bërë ankesë pas humbjes në tender.

“Aktet njoftojnë se kompania Boe shpk “Avduli” dhe “Bahamas” ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, zvillohet bisedë në datë 5.10.2020, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë dhe të mbyllet ky problem”.

Kjo ankesa ka sjellë dhe bisedën e mësposhtme mes Lames dhe Tushes:

Biseda:

Lami: Ai ma nisi, ky Genti ma nisi mua…., ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…

Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë ti thotë T…ta mbylli për punë tre katër ditësh.

Lami: Ja ti them B…, tashi, direkt tashi sa të shkoj…atë mirë e kam Elin…

LAJM KRYESOR: DOSJA-LUSHNJE/ Korrupsion, nepotizëm dhe abuzim me detyrën, zbulohen bisedat, Fatos Tushe i dha 240 mln lekë biznesmenit që i mori provimin e vajzës në Mjekësi, edhe naftën e djalit e mbushte me paratë e shtetit

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe ibrahim lame spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe ibrahim lame spak ne lushnje

Sondazh

Poll