Aktualitet

Kush është ‘B’-ja që po mbron dhe SPAK? Në përgjimet e Tushes del në SKENË dhe Parlamenti, biznesmeni piu kafe me ‘

8 Korrik 2021, 11:13 Nga DOSJA
Kush është ‘B’-ja që po mbron dhe SPAK? Në

TIRANË– Në përgjimet e publikuara sot që zbuluan bisedat mes kryebashkiakut të shkarkuar të Lushnjes, Fatos Tushe dhe biznesmenit Ibrahim Lami, i cili përfitoi një tender prej 24 milionë lekësh  për rehabilitimin e kanalit ujitës, ka dalë në skenë dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Më konkretisht mes Tushes dhe Lamit dëgjohet të flitet për një person që identifikohet si “B”, të cilin biznesmeni e ka përcjellë për në Parlament.

Për të njëjtin person, Lami thotë se “B”, emri i të cilit mbahet i fshehtë u ka thënë që mbledhjen ta bëjnë vetë dhe se do të flasë ai edhe me Fatosin.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet një një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanëkthyer përgjigje që të premten atij, se ai t ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.”

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

Por, kush është ky person që ka shkuar në Parlament dhe që ka tagër të zhvillojë mbledhje me kryetarin e Bashkisë në Lushnje?

Dosja.al ju sjell listën e emrave të deputetëve të zgjedhur nga lista e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, të cilët në kohën që PS-ja ka qenë në pushtet dhe i deleguari i qarkut është Erion Braçe. Erion Braçe, Adelina Rista, Bashkim Fino, Ismet Beqiraj, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Tatiana Piro(Nurçe), Anduel Xhindi, Gramoz Ruçi dhe Xhevit Bushaj, janë nëntë emrat që mund të fshihen pas këtij personi që ka pasur komunikime me Tushen dhe madje kishte të drejtë të zhvillonte dhe mbledhje me të.

Edhe vetë SPAK në doKument ka preferuar që të mos e bëjë publik emrin e këtij personi, ndryshe nga çdo tjetër që është përmendur në përgjime, të cilëve u është publikuar identiteti i plotë bashkë me numrin e telefonit. Arsyeja? Mund ta thotë vetëm SPAK…

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes spak ne lushnje

Sondazh

Poll