Aktualitet

Falimentojnë fermerët në Mallakastër, ‘simpatizanti’ i PS i bën apel qeverisë: Kam investuar 2 mln lekë, s’po marr

8 Korrik 2021, 11:09 Nga DOSJA
Falimentojnë fermerët në Mallakastër,

MALLAKASTËR– Fermerët në Mallakastër po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së ujit për vaditje dhe tregut për shitjen e produkteve. Në një prononcim për Faxnews, njëri prej fermerëve ka deklaruar se edhe pse ndodhen midis Vjosës dhe “Kanalit të Madh”, ata nuk kanë ujë për vaditje dhe investimi i tij prej 2 milion lekësh po shkon i gjithi dëm . Ai i bëri apel për ndihme qeverisë, teksa ka treguar edhe kasën e personalizuar me simbolin e Partisë Socialiste.

Unë kam një shqetësim se nuk kam asnjë pikë ujë. Jemi midis lumit dhe kanalit të madhe dhe nuk kemi uje. Kam mbjellë dy dynim aty, kam hedh rreth 1 milion e gjysëm 2 milionë lekë dhe nuk do marr asgjë. Jemi aknkuar deri te Armando Subashi, por nuk kemi marrë zgjidhje”, tha fermeri.

Një tjetër fermer ka deklaruar se nuk kanë marrë asnjë lekë nga subvencionet e qeverisë edhe pse kanë bërë aplikimet dhe përmbushin kushtet.

Tregu ka qenë i mirë, por sigurisht që ka rënë. Ne mbase e kemi ndjerë më vonë nga të tjerët dhe kërkojmë ndihmë nga shteti. Ne kemi marrë zero subvecione, kemi kryer aplikimet dhe nuk kemi marrë asgjë. Deri tani s’kemi marrë asgjë, kurrë nuk i dihet, nëse kryeministri e dëgjon këtë mbase bëhet zemërgjerë”, tha fermeri tjetër.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fermeret ne mallakaster fermeret ne mallakaster

Sondazh

Poll