Aktualitet

Dhunoi kunatën së bashku me vjehrrin, Gjykata e Lezhës lë në ‘arrest shtëpie’ Age Gjacin. Gruaja mohon akuzat, ‘shfa

8 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
Dhunoi kunatën së bashku me vjehrrin, Gjykata e Lezhës lë

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka lënë në arrest shtëpie, Age Gjacin, gruan e cila dhunoi kunatën e saj. Gjaci, ka dhunuar 33-vjeçaren Dava Ndojn, pas një konflikti që kishte nisur muaj më parë.

Prokurori Françesk Ganaj kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 45-vjeçarin ndërkohë që gjykata e ka lënë në “Arrest shtëpie”. Para Gjykatës, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhune ndaj kunatës, por ka tentuar t’i heqë telefonin me të cilin po e filmonte dhe në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra tjetrën, konflikt në të cilin janë përfshire edhe familjar të tjerë.

Ndoj, nëna e katër fëmijëve ka qënë me urdhër mbrojtje pasi është në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj. Urdhëri i mbrojtjes nuk e shpëtoi atë nga dhuna e familjarëve të burrit. Dava Ndoj u soll në spitalin e Lezhës mbrëmjen e 4 korrikut pasi u dhunuar nga familjarët e bashkëshortit të saj, të cilët nuk kanë kursyer as fëmijët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet age gjaci dhunohet dava ndoj francesk ganaj gjykata e lezhës age gjaci dhunohet dava ndoj francesk ganaj gjykata e lezhës

Sondazh

Poll