Aktualitet

Muzikë pas orës 22:00, procedohet administratorja në Durrës, i vendoset edhe 1 mln lekë gjobë për shkelje të orarit

8 Korrik 2021, 10:52 Nga DOSJA
Muzikë pas orës 22:00, procedohet administratorja në Durrës,

DURRËS– Një administratore në Durrës është proceduar penalisht dhe është gjobitur me 1 mln lekë për shkak të shkeljes së masave anti-covid. Policia bën me dije se E. S., 23-vjeçe është proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi mbante muzikën në lokalin që administronte edhe pas orës 22:00. Po ashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normative.

Njoftimi i policisë:

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative administratorja e subjektit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasen E. S., 23 vjeçe, pasi në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administronte, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohet 23-vjeçarja në durrës procedohet 23-vjeçarja në durrës

Sondazh

Poll