Aktualitet

Si të zhduket korrupsioni në mjekësi? Mjeku kirurg jep zgjidhjen e padëgjuar: Ryshfeti i  pacientit të dorëzohet në rece

8 Korrik 2021, 10:21 Nga DOSJA
Si të zhduket korrupsioni në mjekësi? Mjeku kirurg jep zgjidhjen

TIRANË- Korrupsioni në shëndetësi është arsyeja pse dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sylaj dhe Serdin Memini janë sot pas hekurave. Kolegët e tyre kanë dalë në një deklaratë për mediat ku janë solidarizuar me kolegët dhe kanë kërkuar që të mos trajtohen si kriminelë. Por si të zgjidhet çështja e korrupsionit në spitale? Kirurgu Myftar Torba hodhi sot për herë të parë në media një tjetër zgjidhje alternative: Autonomi spitalore ku paratë nën dorë të dorëzohen tek spitali dhe më pas të jetë vetë spitali që menaxhon fondet. 

“Çështja e korrupsionit është lehtësisht e zgjidhshme, brenda ditës. Mjafton që paratë të cilat përfliten në telefona nga familjarët dhe nga mjekët që kushton kaq ky operacion, nesër në mëngjes këto para të paguhen tek recepsioni. Doktorët të paguhen ekzakt kaq lekë sa marrim sot, por duke paguar taksa dhe tatime. Zero pagesë nga qeveria, zero fonde nga qeveria, këto lekë që sot jepen duke ulur dinjitetin e doktorit nëpër shkallë, nëpër xhepa mbas peme te dorëzohen te recepsioni dhe të shkojnë më pas prapë te xhepi i  doktorit. Ja u zgjidh korrupsioni”, tha mjeku Myftar Torba.

A do të ishte kjo një ide që do të zgjidhte problemin? Deklarata e mjekut u bë gjatë protestës që u zhvillua sot në oborrin e spitalit të Traumës ku mjekët kërkuan lirimin e kolegëve të tyre, Sylaj dhe Memini. Dy mjekët akuzohen se morën 500 mijë lekë të vjetra nga mamaja e Elmedin Dylit, i plagosur në “Masakrën e Velipojës”. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet korrupsioni ne shendetesi myftar torba protesta e mjekeve te traumes korrupsioni ne shendetesi myftar torba protesta e mjekeve te traumes

Sondazh

Poll