Aktualitet

DOSJA-LUSHNJE/ Korrupsion, nepotizëm dhe abuzim me detyrën, zbulohen bisedat, Fatos Tushe i dha 240 mln lekë biznesmenit që

8 Korrik 2021, 10:00 Nga DOSJA
DOSJA-LUSHNJE/ Korrupsion, nepotizëm dhe abuzim me detyrën, zbulohen

TIRANË- “Hidhi asaj me 3 teta o burr është çun i shefit”, kjo ishte porosia që Flamur Peqini, drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike zhvillonte me menaxherin e një karburanti në Lushnje ku kërkonte që makina e djalit të Fatos Tushes, të mbushej full me naftë me paratë e taksapaguesve, pasi ky i fundit do të shkonte me pushime

3 ditë pas arrestimit të grupit të zyrtarëve të Bashkisë Lushnje dhe kryebashkiakut Fatos Tushe, në media janë publikuar sot fragmente nga dosja hetimore e SPAK. Në dosje sipas SPAK është faktuar bashkëpunimi i Fatos Tushes me vartësin e tij, Flamur Peqini për tenderin korruptiv prej 240 milionë lekësh të vjetra, dhënë kompanisë Euro Alb dhe biznesmenit Bujar Murataj. Tenderi kishte si objekt rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Në këtë tender, nga tri kompani që hynë në garë: BOE Avduli shpk dhe Bahas SHPK, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk. Në përfundim të garës, tri nga të arrestuarit, që ishin edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, ekonomistja Margarita Gjermeni, nëndrejtori Gazmend Ccela dhe përgjegjësi i sektorit të ujitje-kullimit, Xhemal Hasko, vendosën që tenderi ti jepej Muratajt, edhe pse kompania e tij kishte ofertën më të lartë. Gjatë hetimit ka rezultuar se Tushe dhe Peqini, kishin ndërhyrë që fitues të ishte Murati në mënyrë që punimet, tenderi dhe paratë ti merrte pronari i Loti shpk, Ibrahim Lami. Lami njihet në qytet por edhe për prokurorinë si një person me lidhje të ngushta me kryebashkiakun Tushe dhe vartësit e tij. 

Më tej në dosje është zbuluar edhe fakti se grupi i 11 të arrestuarve kishte informacion se ishte vënë nën hetim nga SPAK për këtë tender, madje ka qenë Flamur Peqini, personi që udhëzonte vartësit e tij se çfarë duhet të deklaronin në SPAK. “Drejtori na ka thënë 20 herë ça duhet të themi”,-thotë njëri nga punonjësit në përgjime.

Ndërsa një tjetër fakt tronditës që provon lidhjet e ngushta të kryebashkiakut me biznesmenët Murataj dhe Lami është se në një nga bisedat, Tushe i kërkon Lamit të ndërhyjë për provimin e vajzës që studionte për mjekësi. Lami i ka thënë Tushes se do të telefonojë pedagogun e vajzës së kryebashkiakut dhe do t’i thoshte ta ‘maronte atëpunë’ që ‘kafen ta merrte pastaj’.

Grupi i të arrestuarve në Lushnje u godit 3 ditë më parë. Ata janë vendosur në masat e arrestit të shtëpisë dhe arrestit me burg. Konkretisht:

Arrest me burg:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes spak ne lushnje

Sondazh

Poll