Aktualitet

PËRGJIMET/ Mori 24 mln lekë tender! Biznesmeni Ibrahim Lami ndërhyri në fakultet që vajza e Fatos Tushes të merrte provimi

8 Korrik 2021, 09:44 Nga DOSJA
PËRGJIMET/ Mori 24 mln lekë tender! Biznesmeni Ibrahim Lami

LUSHNJE– Biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin kanalit ujitës, Ibrahim Lami ka ndërhyrë që vajza e kryebashkiakut të shkarkuar të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili është vënë në pranga gjithashtu, të merrte provimin për mjekësi.

Dosja.al ka mësuar nga përgjimet e zbardhura nga SPAK se Lami i ka thënë Tushes se do të telefonojë pedagogun e vajzës së kryebashkiakut dhe do t’i thoshte ta ‘maronte atëpunë’ që ‘kafen ta merrete pastaj’.

Biseda mes Tushes dhe Lamit:

Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën

Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe  e lashë javës tjetër, por unë nesër do jemë në Tiranë se ka goca provimin dhe do jemë atje, se më morën që në mjes këta nga raportimet, për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu, dola t’u pi cigare

Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo

Fatos Tushe: Ti ça bën

Ibrahim Lami: Hic o hiç ja piva një kafe me B…dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin

Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament

Ibrahim Lajmi: Unë do i them bëje dhe kafen do ta jap pastaj

Ibrahim Lami, është administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.  Lami dhe biznesmeni tjetër Bujar Murati janë 2 biznesmenët e arrestuar së bashku me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 mln lekët për rehabilitimin e kanalit ujitës.

LAJM KRYESOR: DOSJA-LUSHNJE/ Korrupsion, nepotizëm dhe abuzim me detyrën, zbulohen bisedat, Fatos Tushe i dha 240 mln lekë biznesmenit që i mori provimin e vajzës në Mjekësi, edhe naftën e djalit e mbushte me paratë e shtetit

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes bujar lami fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes bujar lami fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll