Aktualitet

“Na mësoi 20 herë se ça do themi para SPAK”/ Zbardhen përgjimet e zyrtarëve të prangosur në Lushnje, Flamur Peqini i

8 Korrik 2021, 09:04 Nga DOSJA
“Na mësoi 20 herë se ça do themi para SPAK”/

TIRANË- Grupi i zyrtarëve të Ndërmarrjes së Pasurive Publike që u arrestuan bashkë me kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, kishin dijeni që ndaj tyre ishte nisur një hetim për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Në dosjen e publikuar në media, në një nga përgjimet, zbulohet se drejtori i tyre, Flamur Peqini iu kishte garantuar punonjësve që të shkonin në SPAK dhe të deklaronin ato që iu ishin thënë, pasi me pjesën tjetër do të merrej Fatos Tushe. 

Pergjimet e punonjësve:

Punonjësi 1:  Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni

Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër

Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri

Punonjësi 2: Po ajo çne

Punonjësi 1: Është njësi ajo

Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë

Punonjësi 2: Ti?

Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë

Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia

Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim

Punonjësi 2: Ashtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton

Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot

Punonjësi 2: Kush tha

Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot

Punonjësi 2: Epo mirë

Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje

Punonjësi 1: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll