Aktualitet

19 të arrestuar! Dalin DETAJE nga “Gjysmëfinalja” e lojërave të fatit, si u kapën pas kontrolleve në Tiranë

8 Korrik 2021, 08:10 Nga DOSJA
19 të arrestuar! Dalin DETAJE nga “Gjysmëfinalja” e

TIRANË– Policia e Shetit ka publikuar informacionin zyrtar në lidhje me 19 personat që janë prangosur në Tiranë gjatë aksionit “Gjysmëfinalja” që ka goditur lojërat e paligjshme të fatit. Mësohet se të prangosurit në kryeqytet janë me inicialet A. Sh., 37 vjeç, A. Z., 30 vjeç, S. M., 40 vjeç, A. D., 24 vjeç, D. L., 20 vjeç, B. L., 31 vjeç, S. M., 34 vjeç, E. Ç., 22 vjeç, M. S., 33 vjeç, I. L., 22 vjeç, M. Xh., 53 vjeç, G. G., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, G. D., 30 vjeç, A. Q., 39 vjeç, H. M., 46 vjeç, B. H., 21 vjeç, L. B., 45 vjeç, dhe F. H., 52 vjeç. Nga ana tjetër janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona me inici B. K., 54 vjeç, O. C., 47 vjeç dhe L. D., 38 vjeç.

Njoftimi i policisë Tiranë: Arrestohen në flagrancë 19 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” , “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të lejuara dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, Strukturat e DVP Tiranë dhe Komisariateve në varësi të saj, kanë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.Sh., 37 vjeç, A. Z., 30 vjeç, S. M., 40 vjeç, A. D., 24 vjeç, D. L., 20 vjeç, B. L., 31 vjeç, S. M., 34 vjeç, E. Ç., 22 vjeç, M. S., 33 vjeç, I. L., 22 vjeç, M. Xh., 53 vjeç, G. G., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, G. D., 30 vjeç, A. Q., 39 vjeç, H. M., 46 vjeç, B. H., 21 vjeç, L. B., 45 vjeç, dhe F. H., 52 vjeç. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas B. K., 54 vjeç, O. C., 47 vjeç dhe L. D., 38 vjeç. Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar sende të ndryshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

LAJMI KRYESOR: Aksion kundër lojërave të fatit! “Gjysmëfinalja” arreston 35 persona, procedohen 18 të tjerë, sekuestrohen kompjutera, makineta, tavolina pokeri dhe 5 mln lekë, ç’u gjet në bisedat e “Whatsapp”

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksion kunder lojerave te fatit operacioni gjysmefinalja aksion kunder lojerave te fatit operacioni gjysmefinalja

Sondazh

Poll