Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Sinanaj

8 Korrik 2021, 08:03 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Sinanaj

TIRANË– Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykatës Administrative e Apelit u shkarkua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese, e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu, vendosën shkarkimin nga detyra të gjyqtares, pas problemeve të hasura me pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualfikimit veçoi si gjetje se gjyqtarja rezultonte me një bilanc negativ prej rreth 10.7 milion lekësh. Bilanci ishte kryesisht mbi mungesën e burimit të ligjshëm për 2 milionë lekë që ishin përdorur në blerjen e një apartamenti në vitin 2000 në Fier dhe rreth 80 mijë euro në një apartament në vitin 2012 në Tiranë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kpk shkarkon lindita sinanajn lindita sinanaj kpk shkarkon lindita sinanajn lindita sinanaj

Sondazh

Poll