Aktualitet

Dhuratë nga Greqia! 100 mijë doza vaksinash AstraZeneca mbërrijnë në Shqipëri

8 Korrik 2021, 07:41 Nga DOSJA
Dhuratë nga Greqia! 100 mijë doza vaksinash AstraZeneca

TIRANË– 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Insitutin e Shëndetit Publik ditën e sotme. Vaksinat janë dhuratë nga Greqia, ndërsa lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’

 Postimi i Ogerta Manastiliut:

100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë, ndërsa janë vaksinuar gjithsej  1,000,063 vaksinimie ndaj COVID19. Prej tyre 423,158 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 100 mijë vaksina nga greqia vaksinimi ne shqiperi 100 mijë vaksina nga greqia vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll