Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Zegjine Sollaku, Gjyqtarja e Apelit të Tiranës nuk justifikoi 7 mln lekë

8 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra Zegjine Sollaku, Gjyqtarja e Apelit të Tiranës

TIRANË– Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku është shkarkuar nga detyra. Vendimi u shpall sot nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me në krye Xhensila Pinen, pasi Sollaku nuk ka justifikuar dot 7 milionë lekë pasuri.

Zegjine Sollaku ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, Sollaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Zegjine Sollaku deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017 pasuria familjare kap vlerën e 97.7 milionë lekëve.

Sollaku deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 88.3 milionë lekë, likuiditete bankare prej 8 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.4 milionë lekë. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 204.5 milionë lekë, me burim kryesor punën e bashkëshortit si avokat në masën 75%. Të ardhurat nga paga e znj. Sollaku zënë 9.5% të totalit, ndërsa të ardhurat nga puna e familjarëve llogariten në masën 14%.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet zegjine sollaku shkarkohet zegjine sollaku

Sondazh

Poll