Aktualitet

“Porositë” i merrnin online! Policia greke arreston 4 shqiptarë, shpallet në kërkim 1 tjetër. PAMJET si u shkat

7 Korrik 2021, 19:43 Nga DOSJA
“Porositë” i merrnin online! Policia greke arreston 4

GREQI- Policia greke ka bërë publike identitetet e një grupi trafikantësh droge që shpërndanin në zonën e Agia Varvara, Halandri dhe Kolono. Ky grup u godit nga policia më 30 qershor, ku u arrestuan 8 persona dhe u sekuestruan 2 kg 30 gram kokainë, 5 kg 461 gram marijuanë e llojit Skunk dhe 31 gram kanabis.

Mes të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë: Haxhi Isufaj; Dhimitros Kapllani; Mattheos Qarri; Dionis Kapllani dhe Meti Isufaj.

Anëtarët e bandës ishin sistematikisht dhe vazhdimisht aktivë në furnizimin, ruajtjen, trafikimin dhe trafikimin e drogës, komunikonin me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit. Po ashtu përdornin chate online dhe një fjalor të veçantë për drogën dhe paratë.

Para blerjeve, ata zhvillonin bisedë në një aplikacion online, ku përcaktohej koha dhe vendi i takimit, si dhe sasia e drogës me klientët. Ndërsa më pas, “porosinë” e dërgonin me taksi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arresthen shqiptaret ne greqi greqi arresthen shqiptaret ne greqi greqi

Sondazh

Poll