Aktualitet

Plagosja e nënës dhe tre fëmijëve nga bombola e gazit në Velipojë/ Policia arreston tregtarin e shitjes së gazit pa licen

7 Korrik 2021, 18:09 Nga DOSJA
Plagosja e nënës dhe tre fëmijëve nga bombola e gazit

SHKODËR– Policia e Shtetit ka prangosur 46-vjeçarin Petrit Mlloja, tregëtari i gazit ku edhe u furnizua familja Gjoka. Pavarësisht se aktiviteti iu bllokua, pas ngjarjes së rëndë të 4 Korrikut, pasi u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej nga Mlloja në kundërshtim me ligjin dhe jashtë kushteve tekniko ligjore.

Prej shpërthimit të ndodhur në hotel, të plagosur kanë mbetur: Alketa Gjoka, 40 vjeçe dhe fëmijët e saj Danjela Gjoka, 19 vjeçe, Klarisa Gjoka, 15 vjeçe dhe Enriko Gjoka, 12 vjeç. Një ditë më parë 4 të plagosurit u dërguan në Itali për mjekim më të specializuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit, vihet në pranga nga Policia. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: P. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 04.07.2021, në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, në një hotel trekatësh, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mbetën të dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe dhe E. Gj. 12 vjeç, u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej në kundërshtim me ligjin nga shtetasi P. M., të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga ISHTI.

Shtetasi P. M. e ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet petrit mlloja petrit mlloja arrestohet petrit mlloja petrit mlloja

Sondazh

Poll