Aktualitet

“Jemi të terrorizuar”/ Qytetari denoncon rastin dhe kërkon ndihmë: Një djalë me probleme të shëndetit mendor na ka tm

7 Korrik 2021, 17:46 Nga DOSJA
“Jemi të terrorizuar”/ Qytetari denoncon rastin dhe kërkon

ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri, rreth të 30-ave ka treguar sjellje agresive. Sipas një denoncimi që ka mbërritur në redaksinë e Top Channel, banorët e zonës shprehen se ndjehen të frikësuar.

I riu, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jeton në lagjen nr. 18 në Durrës afër degës së Policisë. Sipas banorëve, ai krijon trazira në zonë duke u grindur me të tjerët, thyer objekte në lokale dhe gërvishtur makina.

Vetëm muajin e fundit ka terrorizuar lagjen dhe të gjithë Durrësin duke thyer tavolina të lokalit, filxhanë dhe duke gërvishur 5 makina. Ka thyer xhama e duke ngacmuar gocën e tjetrit, është rrahur disa herë për këto gjëra. Ngaqë jemi afër degës së policisë ua kemi shtruar çështjen shefave të policisë po asgjë nuk kanë bërë. Jemi të frikësuar dhe të terrorizuar,”-shkruajnë ata.

Rasti është denoncuar në polici, por sipas qytetarit nuk është bërë asgjë në lidhje me personin, i cili është shtruar më parë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e elbasanit elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll