Aktualitet

Shqiptari përplas motorin me dy pasagjerë në Itali, lëndohet rëndë e mitura! Gjithçka filmohet live

7 Korrik 2021, 16:29 Nga DOSJA
Shqiptari përplas motorin me dy pasagjerë në Itali, lëndohet

ITALI– Një shqiptar 25-vjeçar ka shkaktuar një aksident të rëndë në Itali mbrëmjen e djeshme, duke lënë të plagosur dy persona.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari po drejtonte një makinë tip ‘Fiat Punto’ dhe teksa po kryente disa manovra në shesh përplaset fuqishëm me një motor, ku udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare. Kjo e fundit ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.

25-vjeçarit i është sekuestruar makina ndërsa ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari perplas dy persona ne itali shqiptari perplas dy persona ne itali

Sondazh

Poll