Aktualitet

Mjekët u arrestuan pasi operuan të plagosurin e Velipojës, Sindikata nesër në protestë: Mos na trajtoni si kriminelë!

7 Korrik 2021, 15:58 Nga DOSJA
Mjekët u arrestuan pasi operuan të plagosurin e Velipojës,

TIRANË– Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë pas arrestimit dhe caktimit të masës “arrest me burg” për dy mjekët, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në ‘masakrën e Velipojës’.

Në një postim të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Sindikata fton të gjithë mjekët që të marrin pjesë në këtë tubim, për t’i thënë “ndal abuzimit me burgosjen për shoë të punonjësve të personelit shëndetësor”.  Sindikata shprehet kundër burgosjes së mjekëve dhe e cilëson vendimin e gjykatës abuziv dhe në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i Sindikatës: 

Neser, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikates tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te ketij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundershtim me ligjin te dy kolegeve tane mjeke te ketij spitali.

BASHKOHUNI ME NE! EJANI NË TUBIM ! TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOW TE PUNONJESVE SHENDETESOR! Koha eshte tani! Te gjithe bashke per te drejtat tona ne pune!!

Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi  masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sulaj dhe Serdin Memini, të cilët akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dielle macaj ervin sulaj serdi memini sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor dielle macaj ervin sulaj serdi memini sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor

Sondazh

Poll