Aktualitet

Rriten rastet! MSH: Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, shënohen 13 infektime të reja

7 Korrik 2021, 15:20 Nga DOSJA
Rriten rastet! MSH: Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit,

TIRANË– 13 raste të reja dhe asnjë humbje jete, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve, nga 2007 testime të kryera 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 2 të tjerë. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë :

Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2007

Testime totale 823,533
Raste pozitive 132,557
Raste të shëruara 130,035
Raste Aktive 66
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 25
Elbasan 8
Shkodër 7
Korçë 7
Fier 6
Vlorë 5
Durrës 4
Lezhë 2
Kukës 1
Gjirokastër 1

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesie bilanci i covid koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesie

Sondazh

Poll