Aktualitet

Plazhet pa vrojtues/ Pushues të frikësuar për mbytjen në det edhe në Vlorë

7 Korrik 2021, 13:01 Nga DOSJA
Plazhet pa vrojtues/ Pushues të frikësuar për mbytjen në det

Edhe kjo verë e dytë duket se do kalojë kështu me kulla bosh pa vrojtues në bregdetin e Vlorës.

Pushues nga Vlora, të ardhur nga qytete të vendit, por dhe turistë të huaj kanë populluar plazhet por ndihen të rrezikuar pa praninë e vrojtuesve.

Shqetësimi është shtuar pas lajmeve nga Velipoja ku po u mbyt dje një pushues.

Përparim Kamberaj, trajnues i vrojtuesve të plazhit thotë se rojet edhe kur punësohen shpesh i vënë të bëjnë edhe punë të tjera duke mos qëndruar gjithë kohën në kullë.

Por sipas Kamberaj shpesh mungon edhe interesi i të rinjve për të bërë vrojtuesin e plazhit edhe pse administratorë të plazheve në bregdetin jugor kanë oferta të mira si në pagë ashtu dhe në strehim.

Marre nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plazhi i vlores plazhi i vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 11:30

DURRËS– Isuf Koçi, 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak dhe Lulzim Kani, 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, janë arrestua...