Ecte si ‘i çmendur’ në rrugë! 33-vjeçari i rrezikshëm aksidenton efektivin e “Shqiponjave”, i dëmton rëndë gjymt
7 Korrik 2021, 12:44Nga DOSJA
TIRANË– Marlind Ymeraj është 33-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka aksidentuar një punonjës policie si dhe ka përplasur dy mjete të tjera. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Kanë qënë qytetarët ata të cilët kanë lajmëruar policinë se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Policia i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit. Ymeraj i cili ishte nën efektin e lëndës narkotike sapo ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.
Forcat ‘Shqiponja’ kur janë sinjalizuar për këtë veprim të të riut, i kanë bllokuar rrugën në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte. Ymeraj përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë me inicialet S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve.
33-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij.
Policia, i ka hequr të gjitha pikët e lejes së drejtimit, duke e ndëshkuar me vlerën maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj. Ymeraj do të akuzohet veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe dy mjete të Policisë, vihet në pranga 33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. 33-vjeçari, i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara. Policia Rrugore i pezullon lejen e drejtimit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i heq të gjitha pikët e lejes së drejtimit, e ndëshkon me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Y., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Menjëherë, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit. Drejtuesi i mjetit, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.
Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve. Drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Banorët e Bulqizës po ndërtojnë vetë mure mbrojtëse në rrugë për të ruajtur shtëpitë dhe veten nga aksidentet.Ne segmentin Bulqize-Ura e Çerenecit, 17 ki...
KAVAJË– 10 vjedhje të ndodhura në Kavajë janë dokumentuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit. Në praga ka rënë 26-vjeçari Danjel Bunaj, banues në L...
TIRANË– Policia ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të cilët lëviznin me simbole të shtetit në makinë. Në videon e publikuar nga policia, shihet që disa mjete ...
SARANDË– Ndonëse disa ditë më parë u raportua hapja e kufirit me Greqinë, një problematikë është hasur në jugun e vendit, konkretisht në portin e Sarandës,...
Aktualitet 7 Korrik 2021, 11:30
DURRËS– Isuf Koçi, 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak dhe Lulzim Kani, 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, janë arrestua...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi ditën e sotme nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ...
TIRANË– Paraditen e sotme, u raportua nga media se në vendin tonë janë shfaqur dy raste të reja me variantin Delta. U tha se rasti i parë është ai i një st...