Aktualitet

10 vjedhje banesash e automjetesh, vihet në pranga i riu nga Laçi, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

7 Korrik 2021, 12:15 Nga DOSJA
10 vjedhje banesash e automjetesh, vihet në pranga i riu nga Laçi,

KAVAJË– 10 vjedhje të ndodhura në Kavajë janë dokumentuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit. Në praga ka rënë 26-vjeçari Danjel Bunaj, banues në Laç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Edmond Dodaj, banues në Rrëshen.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit djeshëm, në Kavajë, kanë vjedhur makinën në pronësi të shtetasit S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë, Laç. Nga hetimet, ka rezultuar se gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 9 banesa, konkretisht:

Njoftimi i policisë: 

Kavajë; Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vihet në pranga një 26-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura më parë në Kavajë, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Shëtitësit e natës”. Falë veprimeve të shpejta dhe të mirorganizuara arrestuan në flagrancë shtetasin:

B., 26 vjeç, banues në Laç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. D., 29 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 06.07.2021, në Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur makinën në pronësi të shtetasit S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë, Laç. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 9 banesa, konkretisht:

Më datë 27.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.; më datë 22.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. Ç.; më datë 22.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. K.; më datë 17.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Sh.; më datë 17.06.2021 kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. B.; më datë 16.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. C.; më datë 14.06.2021 kanë vjedhur në banesat e shtetasve V. H. dhe K. Ll; më datë 03.07.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Z. Ç.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave, të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjedhje ne kavaje danjel bunaj edmond dodaj 10 vjedhje ne kavaje danjel bunaj edmond dodaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 11:30

DURRËS– Isuf Koçi, 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak dhe Lulzim Kani, 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, janë arrestua...

Aktualitet 7 Korrik 2021, 10:08

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turanë, Yuri Kim ka folur sërish për luftën kundër korrupsionit. E pranishme në konferencën për ...