KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Vlorës, Saimir Smaka
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi ditën e sotme nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ...
DURRËS– Isuf Koçi, 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak dhe Lulzim Kani, 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit pas kontrolleve të befasishme të bëra nga kjo e fundit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, me anë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Isuf Koçit. Bëhet e ditur se 38-vjeçari e kishte kthyer banesën e tij enkas për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë cannabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë bërë te mundur arrestimin e Lulzim Kanit gjatë një kontrolli rutinë në territorre me basnesa të braktisura në zonë. Gjatë kontrollit të banesës në oborrin e banesës u gjetën fidanë cannabis sativa, në tentativë për kultivim. Kanit i ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”pasi në 23.06.2021 gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të cannabis sativa.
Njoftim i Policisë Durrës :
Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Shijak/Përshtati banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë. Krujë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën fidanë cannabis sativa, në tentativë për kultivim. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera, gjatë punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë cannabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrolleve në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Halil, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit L. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi ditën e sotme nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ...
TIRANË– Paraditen e sotme, u raportua nga media se në vendin tonë janë shfaqur dy raste të reja me variantin Delta. U tha se rasti i parë është ai i një st...
KUKËS- Një person është arrestuar ditën e s0tme në Morinë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe...
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paralajmëruar arrestime të tjera të zyrtarëve të ...
DURRËS– Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit ditën e djeshme, ku një 24-vjeçare e identifikuar si Anisa Gjina është hedhur nga ballkoni i...
KOPLIK– Maturantët e Koplikut kanë vendosur që të shpalosin të gjitha asetete luksit në mbrëmjen e maturës.Në videon e mëposhtme shihet një rresht mjetesh lukso...
FIER– Gripi i shpendëve është shfaqur në Fier, në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull, ku u konstatuan dhe asgjësuan 120 krerë të prekura me grip shpe...
TIRANË– Varianti Delta ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri! Dy rastet e para me këtë variant janë konfirmuar në qytetin e Gjirokastrës.Rasti i parë është ai i n...
DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi ka tentuar që të kalojë në portin e Durrësit një person të paligjshëm. Nga njoftimi i polic...