Aktualitet

U raportuan 2 raste me variantin DELTA në vend/ ISHP përgënjeshtron mediat: Nuk është identifikuar asnjë rast

7 Korrik 2021, 11:17 Nga DOSJA
U raportuan 2 raste me variantin DELTA në vend/ ISHP

TIRANË– Paraditen e sotme, u raportua nga media se në vendin tonë janë shfaqur dy raste të reja me variantin Delta. U tha se rasti i parë është ai i një studenteje të ardhur nga jashtë shteti, ndërsa rasti i dytë ishte në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë.

Mirëpo, Instituti i Shëndetit Publik e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Me anë të një njoftimi të bërë për mediat, ISHP njofton se pavarësisht numrit të testimeve nuk ka ende sinjale për prezencën e variantit DELTA në Shqipëri.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në deklaratë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ishp varianti delta ne shqiperi ishp varianti delta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 10:08

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turanë, Yuri Kim ka folur sërish për luftën kundër korrupsionit. E pranishme në konferencën për ...