Aktualitet

Vjedhje dhe grupim i organizuar kriminal, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova në Morinë

7 Korrik 2021, 11:15 Nga DOSJA
Vjedhje dhe grupim i organizuar kriminal, arrestohet 34-vjeçari nga

KUKËS- Një person është arrestuar ditën e s0tme në Morinë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”. Personi i arrestuar është 34-vjeçari me iniciale A.B banues në Pudujevë të Kosovës. Veprat penale me të cilat akuzohet, 34-vjeçari i ka kryer në Gjermani, si dhe pas arrestimit do të ekstradohet po në atë vend për të marrë dënimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Interpol Wiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestihert 34 vjeçari ne morine arrestihert 34 vjeçari ne morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 10:08

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turanë, Yuri Kim ka folur sërish për luftën kundër korrupsionit. E pranishme në konferencën për ...

Aktualitet 7 Korrik 2021, 09:10

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sula...