Aktualitet

7 Korrik 2021, 10:08 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turanë, Yuri Kim ka folur sërish për luftën kundër korrupsionit.

E pranishme në konferencën për formimin e të drejtë penale me kryeprokurorin Olsian Çela e ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Kim tha se ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni. Ajo theksoi edhe urdhërin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për korrupsionin dhe tha se ai vendim u zgjerua edhe për aleatët e Amerikës, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

“Ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni. Fokusi ynë është punë e përbashkët dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Veprimet që kemi dëshmuar në javët, madje në vitin e fundit, që kur institucionet janë ngritur, kanë filluar që të krijojnë besimin e publikut. Në fakt, ngritja e këtyre institucioneve ka qenë një hap themelor i reformës në Drejtësi. Muajin e kaluar, Presidenti Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të Vetting, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme. Unë ju nxis që të punoni së bashku,”- tha Kim.

I pranishëm në konferencë, Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paralajmëruar arrestime të tjera të zyrtarëve të lartë. Kraja bëri një bilanc të punës së deritanishme dhe foli për atë që do të vijë. Duke përmendur operacionet e SPAK, Kraja tha se ato që kanë ndodhur, qoftë shkatërrimi i katër grupeve kriminale dhe aksioni i SPAK në Lushnje, janë vetëm fillimi i atyre që do të vijnë.

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela tha se mbledhja e provave nga institucionet publike dhe jopublike do të ulë kohën e hetimit dhe do të rrisë efikasitetin e drejtësisë. I pranishëm në konferencën, Çela tha se koordinimi mes PP-së dhe SPAK do të ndihmojë në shkurtimin e shoenzimeve dhe në rritjen e efektivitetit. Sa i takon vakancave të përkohshme, Çela sugjeroi shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja konferenca per formimin e te drejtes penale yuri kim arben kraja konferenca per formimin e te drejtes penale yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 09:10

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sula...