Aktualitet

‘Kanë një fëmijë 3-vjeç’/ U hodh nga ballkoni pas sherrit me burrin, fqinjët: Dolëm jashtë, pamë që Anisa ishte he

7 Korrik 2021, 10:04 Nga DOSJA
‘Kanë një fëmijë 3-vjeç’/ U hodh nga

DURRËS– Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit ditën e djeshme, ku një 24-vjeçare e identifikuar si Anisa Gjina është hedhur nga ballkoni i banesës së saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Fqinjët e çiftit të cilët banonin në katin e tretë të një banese private, u shprehën se ata nuk kanë dëgjuar gjë ditën e djeshme dhe se marrëdhënia mes çiftit të bashkëshortëve Gjini ishte shumë e mirë, aq sa ngjarja e ndodhur u bën shumë përshtypje.

Unë isha në gjumë e dëgjoi burri e më tha. Kur erdha e kishte çuar burri i vet te spitali e nuk e pamë më me sy. Nuk i kam dëgjuar ndonjëherë me zënie me thënë të drejtën, ai punon në ndërtim, ajo te fabrika e këpucëve. Një çun të vogël kanë. Sot ato e dinë vet zemrat e veta e ne nuk dimë gjë. I kena pa gjithmonë mirë. Kam qenë në një dasmë bashkë me atë, i kam pa shumë mirë, nuk e di. Në punë ka qenë ajo, ka qenë në fabrikë këpucësh në Shkozet, shkonte çdo ditë. Ato janë nga Gramshi”, tha një fqinje.

“Unë isha në shtëpinë time, kur më erdhi haberi mu kishte mbaruar çdo gjë. Aq mirë kanë shkuar sa nuk bën vaki. Kanë një fëmijë, punonin të dy“, tha fqinja tjetër.

Fqinjët thanë gjithashtu se ka qenë ora 23:00 e mbrëmjes kur dëgjuan një zhurmë të madhe.

“Dolëm jashtë, kur pamë që Anisa ishte hedhur nga ballkoni i katit të tretë. Bashkëshorti e mori dhe e dërgoi në spital, por ajo kishte vdekur. Ata kanë një djalë 3 vjeç dhe nuk i kishim parë kurrë të kishin ndonjë sherr”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anisa gjini sherr mes ciftit ne durres anisa gjini sherr mes ciftit ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 09:10

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sula...