Aktualitet

Varianti DELTA në Shqipëri! Konfirmohen dy raste në Gjirokastër, studentja dhe 45-vjeçari ndodhen në regjim shtëpiak, pri

7 Korrik 2021, 09:34 Nga DOSJA
Varianti DELTA në Shqipëri! Konfirmohen dy raste në

TIRANË– Varianti Delta ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri! Dy rastet e para me këtë variant janë konfirmuar në qytetin e Gjirokastrës.

Rasti i parë është ai i një studenteje të ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati “Asim Zeneli”, ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me ate te tipit indian te virusit Corona. Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë.

Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigja e analizave nga Anglia.

Çfarë është varianti Delta?

Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka cilësuar këtë variant me nivel transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj. Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse se variantet e tjera. Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet varianti delta ne gjirokaster varianti delta ne shqiperi varianti delta ne gjirokaster varianti delta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 09:10

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sula...