Aktualitet

Tentoi që të kalonte 33-vjeçarin në kufi në mënyrë të paligjshme, arrestohet në Durrës 42-vjeçari

7 Korrik 2021, 09:31 Nga DOSJA
Tentoi që të kalonte 33-vjeçarin në kufi në

DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi ka tentuar që të kalojë në portin e Durrësit një person të paligjshëm. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se 42-vjeçari u arrestua në flagrancë duke tentuar që të ndihmojë për të kaluar kufirin 33-vjeçarin nga Kukësi me iniciale V.Sh.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në PKK, Port, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare duke tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme shtetasin V. Sh., 33 vjeç, banues në Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42-vjeçari në durrës arrestohet 42-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 09:10

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sula...