Aktualitet

Vidhte sende në makinat e parkuara, arrestohet algjeriani në Durrës

7 Korrik 2021, 09:28 Nga DOSJA
Vidhte sende në makinat e parkuara, arrestohet algjeriani në

DURRËS- Një person nga Algjeria është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në makina të parkuara. Policia bënë me dije se 29-vjeçari me iniciale H.B ka vjedhur sende të ndryshme në automjetet e personave A.Xh, Z.Gj dhe Sh.I.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, arrestuan në flagrancë shtetasin algjerian H. B., 29 vjeç, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në automjetet e parkuara të shtetasve A. Xh., Z. Gj. dhe Sh. I. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet algjeriani ne durres policia e durresit arrestohet algjeriani ne durres policia e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 09:10

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sula...