Aktualitet

‘Po na fusin në sherre dhe vrasje’/ Biznesmeni në Ksamil denoncon zaptimin e pronës: Erdhi dikush i panjohur, okej po e m

7 Korrik 2021, 09:27 Nga DOSJA
‘Po na fusin në sherre dhe vrasje’/ Biznesmeni në Ksamil

TIRANË– Një biznesmen në Ksamil ka denoncuar se i kanë zaptuar pronën që ai ka me leje. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ndarë prononcimin e biznesmenit, i cili thotë se në pronën e tij ka ardhur dikush që pretendon se toka është e tija. Biznesmeni i quajtur Artur Memsuri, shprehet se këto ngjarje po bëjnë që njerëzit që futen në sherre dhe në vrasje.

‘I kam paguar të gjitha taksat, dhe detyrimet. Më vjen dikush njeri i panjohur që paraqitet dhe po e merr, okej ta gëzojë, po me cfarë të drejte po e merr? Si mund ta marri? Po na fusin në sherre dhe vrasje. Ministri i turizmit ti shohi, si ka mundësi që po na i marrin. Ka ardhur dikush që nuk e njoh fare..‘-thotë biznesmeni.

POSTIMI I INA ZHUPËS:

Konflikti per shezlonët në bregdet shpërtheu në mënyrë tragjike në Velipojë, por rreziku i përsëritjes është i njëjtë kudo në Shqipëri.Në video është qytetari Artur Memsuri, që me lot në sy, tregon se qeveria i hoqi papritur të drejtën e përdorimit të plazhit në Ksamil, për të cilin ka 20 vjet që paguan rregullisht taksat. Njësoj ndodhi edhe në Velipojë, sepse qeveria e trajton pasurinë publike si plaçkë private për të shpërblyer ata që blenë vota në zgjedhje ose ata që japin miliona lekë rryshfet për shezlonët në plazhet publike.Lotët e qytetarit të ndëshkuar në mes të sezonit për të favorizuar dikë me lidhje me pushtetin janë mesazhi se qeveria është vetë nxitësja e konflikteve, që çojnë deri në vrasjen e njërëzve me njëri-tjetrin për territor në plazhe.Përgjegjësia e Edi Ramës dhe Blendi Klosit nuk mund të fshihet pas aksioneve qesharake të policisë. Korrupsioni qeveritar dhe favorizimet elektorale me hapësirat publike në plazhe janë në zemër të konfliktit, që godet qytetarët e ndershëm!

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artur memsuri artur memsuri

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 09:10

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sula...