Aktualitet

7 Korrik 2021, 09:10 Nga DOSJA

SHKODËR– Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sulaj dhe Serdin Memini, të cilët akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv. E teksa mjekët janë ende në burg, në media janë publikuar sot bisedat që janë edhe shkaku kryesor i arrestimit. Në këtë bisedë, bashkëshortja e Fatbardh Dylit, mamaja e Elmedinit flet me infermieren e Shkodrës, Diellë Macaj, të cilës i shpreh shqetësimin për të birin. Në bisedë, nëna dhe infermierja bisedojnë për ryshfetin që do ti japin mjekut, pa e përmendur me emër. Edhe pse infermierja i thotë vetëm “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”, pa specifikuar se për kë nga mjekët bëhet fjalë, kaq ka mjaftuar që të bëhet arrestimi i dy mjekëve të spitalit të Traumës, të cilët edhe pse nuk rezultojnë në asnjë përgjim si dy personat që kanë marrë “500 mijë lekshin e premtuar”, janë sot në burg. Ata u lanë sot në burg bashkë me infermieren e Shkodrës, edhe pse kanë mohuar që të kenë marrë paratë. Dy kirurgët kanë deklaruar se janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmidin Dyli. Në mbrojtjen e tyre, ata kanë deklaruar se edhe proteza për të cilën dy gratë flasin në bisedë është një shërbim që nuk ofrohet në shtet.

BISEDA E PËRGJUAR PËR DY MJEKËT:

Infermierja Zana: Unë du me i cu tha tre mijë e pesëqind euro tha apo mi nep dhe ti tha ti coj? Posi mo i thashë unë me i dhanë edhe me ja cu thashë doktorit. Tani unë ja dhash atij një mijë e pesëqind euro për punën vetëm për punën e hekrit a din protezën. Me ja dhënë atij.

Gruaja: Punë  e hekurit, për punën e hekrit vec me të rrejt se nuk kam diskutuar kurrgja me ta a din, nuk kam fol po tha do ja vej hekurin përjashta. Gjithsesi na flasim nesër që ta dish dhe ti se ca ka bahet e din.

Zana: Jo unë kam hall tashti noshta ndasht se ban ja një mijë e pesëqind euro nuk e kam problem, po kam hall plus thash ca me i dhanun doktorit? Njatë deshta me dit.

Gruaja: Njata ca tthac unë ty, njata ca tthash unë ty. Ateher për atë hekurin se nuk e di nuk mundem me tthanë kurrgja deri nesër, nuk di sesi.

Zana: Po, po

Gruaja: Nuk di sesi dun me ja vnu. Ndoshta e sheh të arsyeshme me ja vnu direkt hekurin përmrena ose në krah, varet se kur ti hapin se si janë gjenia e tyne si i sheh. As ai nuk e din pa i hap tamam se vec me grafi ja kan ba. Se mu me than vetëm grafi kena ba.

Zana: Tashti unë një mijë e pesëqind njëherë ja kam dhanë kytne për me i cu atje.

Gruaja: Po

Zana: Tashti, desha me dit plus unë?

Gruaja: Ato merr vesh Irenën, ato merren me faturë. Nuk e ka spitali hekurin, ato merren me faturë te farmacia.

Zana: Po

Gruaja: Edhe te vjen fatura te vjen kuponi për ti

Zana: Nejse se nuk është problemi se as nuk dyshoj unë në ate punë, unë e di që janë të shtrenjta se 25 mijë euro e kan vënë unë në kamë e di se janë të shtrenjta.

Gruaja: Janë të shtrenjta, janë të shtrenjta.

Zana: E di se janë të shtrenjta se nuk asht tu kërku kush për ashtu

Gruaja: Jo moj

Zana: Bile një mijë e pesëqind mu duk lire a din

Gruaja: Jo normal se i krahur nuk ban ma shtrenjt. I krahut asht nga ma të mirët dhe nuk ban ma shtrejt kurse i gjunit.

Zana: A thu për sa vjet a vec nuk ka kshu për sa vjet garanci

Gruaja: Tash për të madhin zot nuk di kurr i sen, nuk di kurr i sen

Zana: Ta bajnë i fare garancie. Hajt nesër tash iher

Gruaja: Nesër shnosh me ndihme të zotit bahena atje bashke

Zana: Po po, unë atë peseqind mijë lekshin kam me ja dhanë nadje doktorit , ja qes në zarf dhe ja la nadje.

Gruaja: Po ja shtjen në zarf, e ja jep qysh në nadje, kurse ata atehere e shohin punen e ti japin ca të din dhe vete ata.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elmidin dyli ervin sulaj pergjimet e nenes dhe infermieres serdin memini elmidin dyli ervin sulaj pergjimet e nenes dhe infermieres serdin memini

Sondazh

Poll