Aktualitet

Zjarri në Koplik, fqinji tregon si e nxorri gruan e plagosur dhe fëmijën nga banesa: Theva xhamin dhe u futa brenda, nuk dëg

7 Korrik 2021, 08:55 Nga DOSJA
Zjarri në Koplik, fqinji tregon si e nxorri gruan e plagosur dhe

SHKODËR– Fqinji i familjes Kukaj, shtëpia e të cilës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, Ymer Senaj ka treguar se si ka arritur të nxjerrë djalin e mitur dhe nënën nga banesa.

Në një prononcim për mediat, Senaj ka shpjeguar se ka thyer xhamin, derën dhe më pas ka nxjerrë nënën e plagosur dhe fëmijën nga shtëpia.

“Kam qenë duke mbushur ujë dhe më thirrën. Kam thyer xhamin dhe derën. Mendoja për djalin. Hipa prej shkallëve tek dhoma sipër, vura shkallë druri. Mora zorrën e ujit dhe po e hidhja në kuzhinë. Zonjën e shtëpisë e kemi gjetur në tokë. Ambulanca erdhi dhe policia. Bëhet fjalë për bombolën e gazit, ne nuk dëgjuam gjë” -tha ai.

Ndërsa vëllai i Sadetes, Can Kukaj thotë se motra e tij fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka pësuar djegie në gjoks, krah dhe fytyrë.

“Po bënte mëngjesin për djalin dhe burrin. Ka ndodhur fatkeqësia. Është djegur në pjesën e gjoksit pak, krahu është djegur shumë, në fytyrë pak. Nuk është në gjendje kritike për jetën,”- tha ai.

Shpërthimi ndodhi në orën 06:00, ditën e sotme. E vetmja që ka mbetur e plagosur është e zonja e shtëpisë, Sadete Kukaj e cila ka marrë plagë të rënda në trup.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll