Aktualitet

Plagosi me armë zjarri kushëririn, prangoset Haredin Nazëraj

7 Korrik 2021, 08:50 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri kushëririn, prangoset Haredin Nazëraj

FIER– Klementin Nazëraj, 37 vjeç banues në Vreshtas, Fier është plagosur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në fshatin Vreshtas të Fierit.

Haredin Nazëraj pas një sherri me kushëririn e tij ka marrë një armë gjahu dhe e ka qëëluar atë duke e lënë të plagosur. Autori, 66 vjeç është vënë në pranga ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i policisë Fier

Plagosi me armë gjahu një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë, prangoset autori. Sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi H. N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin K. N., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet haredin nazëraj klementin nazëraj plagosje me arme zjarri ne fier haredin nazëraj klementin nazëraj plagosje me arme zjarri ne fier

Sondazh

Poll