Aktualitet

U vuri flakën plehrave dhe dogji 500 rrënjë ullinj, arrestohet 42-vjeçari në Lushnje

7 Korrik 2021, 08:28 Nga DOSJA
U vuri flakën plehrave dhe dogji 500 rrënjë ullinj, arrestohet

LUSHNJE– Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka djegur 500 rrënjë ulliri, në mënyrë aksidentale.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 42-vjeçari u ka vënë flakën plehrave dhe për pasojë ka djegur rreth 10 hektarë tokë me rrënjë ulliri, në pronësi të personave me inicialet S. K., B. R. dhe E. T..

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë pasdites së djeshme, në vendin e quajtur “Kodrat e Vainit”, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur edhe 500 rrënjë ullinj të mbjellë në rreth 10 ha sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve S. K., B. R. dhe E. T”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari ne lushnje lushnje arrestohet 42 vjecari ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll