Aktualitet

Elektriçisti i OSHEE vidhte energjinë për biznesin e tij, arrestohet 61-vjeçari në Tepelenë

7 Korrik 2021, 08:13 Nga DOSJA
Elektriçisti i OSHEE vidhte energjinë për biznesin e tij,

TEPELENË– Një elektirçist i OSHEE-së ka përfunduar pas hekurave pasi ka shpërdoruar detyrën. Ai ka vjedhur energjinë elektrike për biznesin e tij. 61-vjeçari nuk e kishte të regjistruar lidhjen e energjisë elektrike që kishte krijuar për biznesin e tij.

Elektriçisti do të akuzohet për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore”

NJOFTIMI:

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga elektricisti.Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 61 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë punonjës i OSHEE Tepelenë.Shtetasi A. Sh. u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.Materialet në ngarkim të shtetasit A. Sh. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tepelene arrestim ne tepelene

Sondazh

Poll