Dhunë ndaj partnereve, lidhje e jashtëligjshme e dritave, drejtim mjeti në gjendje të dehur/ 8 arrestime në Tiranë, veprat
7 Korrik 2021, 07:30Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë disa persona që kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, disa të tjerë u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur e një tjetër pasi kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
NJOFTIMI I POLICISE:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 23 vjeç, pasi në rrugën ”Qazim Daja”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij (e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje). Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Xh., 49 vjeç, V. D., 42 vjeç dhe G. K., 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
O. S., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Më datë 06.07.2021, shtetasja B. M., 40 vjeçe, ka kallëzuar se i kanë vjedhur portofolin me një shumë parash dhe kartën e identitetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOPLIK– Shpërthim nga bombula e gazit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Koplik. Zjarri ka përfshirë të gjithë katin e parë të banesës. Ngjarja ka ndodhur në orën ...
DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Anisa Gjini, 24-vjeçare është hedhur nga ballkoni pas konfliktit që pati me bas...
VLORË– Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mbjellë kanabis. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se personi me inicialet K.H., është ...
TIRANË– Një banesë është djegur qëllimisht në Tiranë. Sipas njoftimit të polciisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Taulanti...
VLORË– Një lokal është Vlorë është djegur dhe ka pësuar dëme materiale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, më konkretish...
TIRANË– Hetimet për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, e ndodhur pranë tregut të makinave vitin e kaluar, kanë përfunduar nga SPAK. &...