Aktualitet

Vdekja e 20-vjeçarit në Durrës/ Arrestohet pronari i gomisterisë, në hetim shoferi i ambulancës, erdhi me vonesë për të

7 Korrik 2021, 07:05 Nga DOSJA
Vdekja e 20-vjeçarit në Durrës/ Arrestohet pronari i

DURRËS– Vdekja e 23-vjeçarit, Rafael Tafaj teksa po punonte, pa asnjë kusht sigurie, ka çuar në pranga pronarin e gomisterisë Xhemal Duka. Ky i fundit akuzohet për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Po ashtu, Tiril Leba, shoferi i ambulancës po ashtu është vënë nën hetim, pasi dyshohet se mbërriti në vendngjarje me vonesë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës). Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë.

20-vjeçari ishte duke rregulluar gomën e një kamioni, kur kjo e fundit ka shpërthyer dhe ka goditur punonjësin. Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rafael tafaj tiril leba xhemal duka rafael tafaj tiril leba xhemal duka

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 06:33

Digjet lokali në Vlorë, nuk ka të lënduar

VLORË– Një lokal është Vlorë është djegur dhe ka pësuar dëme materiale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, më konkretish...