Aktualitet

Sherr me thika në Kavajë! Dy persona sulmojnë në mes të natës 35-vjeçarin, i riu ndodhet në spital në gjendje të rënd

7 Korrik 2021, 06:58 Nga DOSJA
Sherr me thika në Kavajë! Dy persona sulmojnë në mes të

KAVAJË– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e djeshme. Një 39-vjeçar në bashkëpunim me një 37-vjeçar kanë goditur me thikë 35-vjeçarin me inicialet K.L.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Kavajë. Personi i plagosur ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve.

NJOFTIMI:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. D., 39 vjeç dhe Sh. P., 37 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4 Kavajë, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne kavaje sherr ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 06:33

Digjet lokali në Vlorë, nuk ka të lënduar

VLORË– Një lokal është Vlorë është djegur dhe ka pësuar dëme materiale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, më konkretish...