Aktualitet

Zjarr në Tiranë, 47-vjeçarit i lyejnë shtëpinë me benzinë dhe i vënë flakën

7 Korrik 2021, 06:57 Nga DOSJA
Zjarr në Tiranë, 47-vjeçarit i lyejnë shtëpinë

TIRANË– Një banesë është djegur qëllimisht në Tiranë. Sipas njoftimit të polciisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Taulantia”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë.

Mësohet se, persona ende të paidentifikuar kanë lyer me benzinë pjesën e jashtë të shtëpisë së një 47-vjeçari me inicialet O.T., dhe i kanë vënë flakën. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, por jo në njerëz. Ende nuk dihen arsyet e këtij zjarri të qëllimshëm.

Njoftimi i policisë: Më datë 06.07.2021, në rrugën “Taulantia”, në derën e jashtme të banesës së shtetasit O. T., 47 vjeç, dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse. Si pasojë ka marrë flakë dera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne tirane tirane digjet shtepia ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2021, 06:33

Digjet lokali në Vlorë, nuk ka të lënduar

VLORË– Një lokal është Vlorë është djegur dhe ka pësuar dëme materiale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, më konkretish...