Aktualitet

Ishte me familjen në plazhin e Karaburunit, pickohet nga akrepi 23-vjeçari, çohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

6 Korrik 2021, 20:55 Nga DOSJA
Ishte me familjen në plazhin e Karaburunit, pickohet nga akrepi

VLORË- Një 23 vjeçar është nisur me urgjencë nga gadishulli i Karaburunit për në spitalin e Vlorës pasi është pickuar nga një akrep teksa ishte bërë plazh në gjirin e Shën Vasilit.

23-vjeçari Enea Dervishaj ishte së bashku me familjen në plazh kur është pickuar në krah nga akrepi. Vetëm pak minuta më pas ai ka pasur të dridhura dhe ka humbur ndjenjat, ndaj dhe menjëherë është njoftuar policia kufitare. 

Këta të fundit e kanë marrë të riun me gomone për ta dërguar në ambientet e spitalit të Vlorës. Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enea dervishaj vlore enea dervishaj vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 16:40

GREQI– E mitura greke, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga 50-vjeçari shqiptar, reklamohej online me emrin ‘Eva’ me origjinë nga Rumania.Policia gje...