Jo vetëm në Lushnje! Kompania që falsifikoi dokumentet, “e preferuara” e 20 Bashkive, morën 13 mld lekë nga fondet për
LUSHNJE– Kompania “Euro Alb” duket se nuk ka pasur Bashkinë e Lushnjes të vetmen ku ka shtrirë aktivitetin e saj. Bujar Murati, biznesmeni nga Bulqiza duket se ka qenë një nga të preferuarit e Bashkive të tjera në vend për t’u kontraktuar lidhur me projekte të ndryshme, kryesisht ato që kanë pasur lidhje me të ashtuquajtur “Rilindja Urbane”.
Sipas Syri.Tv, nga viti 2015 deri në 2021, kompania e biznesmenit nga Bulqiza ka pasur kontrata me 20 Bashki të tjerë. Gjatë këtyre viteve, janë përfituar 13 miliardë lekë nga fondet e shtetit.
Por ende nuk dihet nëse janë marrë nën hetim nga SPAK për të zbuluar nëse gara në Bashkitë e tjera ka qenë e ndershme, ndryshe nga tenderi i përfituar në Lushnje.
Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.
Përveç zyrtarëve në pranga ka përdfunduar edhe Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk dhe Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh. Komapnia Euro Alb ka fituar në tetor 2020, tenderin për “Rehabilitimi i kanalit ujitës U3-27, V-1/1, në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, Nja Kolonjë”, me vlerë 24 milionë lekë. Së bashku me ‘Euro-Alb’ kanë qenë edhe dy kompani të tjera në garë, por duke qenë se ajo ka futur dokumente të falsifikuara për favorizim në këtë garë, ka arritur ta fitojë.
Lajmi kryesor: SPAK në Lushnje/ Arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe, në pranga edhe 10 zyrtarë, abuzuan me tenderat e pastrimit dhe kanaleve të ujitjes (ZHVILLIMET)
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Shuhet zjarri pas 9 ditësh në malin e Tomorrit, digjen rreth 25 hektarë pyje
BERAT– Shuhet pas 9 ditësh zjarrinë malin e Tomorrit. Më në fund pas 25 hektarësh pyje të shkumbuara, zjarrfikëset ia kanë dalë që të shuajnë flakët. Në n...
‘Mbërriti në spital pa ndjenja’/ Vdekja e të resë pas lindjes, reagon Policia e Durrësit: Po kryhet ekspertiza
DURRËS– Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën nëna 29-vjeçare pesë ditë pasi lin...
U kapën me 4 ton DROGË në Itali, prokuroria kërkon 40 vite burg për 4 shqiptarët
ITALI– Prokurori italian në Leçe kërkon plot 40 vite burg për katër shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të narkotikës në Itali. G...
Analiza me probleme! KPK ngre dyshime për kontrata fiktive dhe minuse të mëdha në pasurinë e Lindita Sinanajt, gjyqtares i
Në fund të relatimit jo shumë të gjatë mbi pasurinë në seancën dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj të martën, Komisioni i Pavarur i K...
“Salillari” nis punimet për ndërtimin e rrugës së aeroportit, banorët e fshatit Gostil dalin në protestë: S
KUKËS– Kompania “Salillari”, e cila ka edhe koncesionin e Rrugës së Kombit ka nisur punimet për rreth-rrotullimin në fshatin Gostil të Ku...
E RËNDË në Durrës! E reja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes së djalit, familjarët akuza mjekëve: Ra në dysheme sapo piu
DURRËS– Një 29-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. E ndjera është identifikuar si Ardita Mu...
OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në këto zona në Tiranë
TIRANË– OSHEE ka lajmëruar qytetarët e Tiranës përmes një njoftimi publik, se si pasojë e rikonstruksionit të kabinave elektrike, pritet që ditën e n...
“Po kjo ç’a është?!”/ I riu futet me të kuqe, tenton të korruptojë me 20-çe, polici: Fik mjetin, dil nga makina
TIRANË– Një i ri ka tentuar që të korruptojë policin rrugor pasi e ndaloi për shkelje të rregullave. Ai kaloi me të kuqe, dhe për t’i shpëtuar gjobës ose h...
Me shpejtësi “skëterrë” në autostradat e vendit/ Policia kontrolle me dronë e radarë, 5 shoferë të arrestuar dhe 221
TIRANË– Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi ka treguar bilancin e gjobave, arrestimeve dhe lejeve të drejtimit të pezulluara në 24 orët e fundit, nda...


