Aktualitet

Shuhet zjarri pas 9 ditësh në malin e Tomorrit, digjen rreth 25 hektarë pyje

6 Korrik 2021, 16:10 Nga DOSJA
Shuhet zjarri pas 9 ditësh në malin e Tomorrit, digjen rreth 25

BERAT– Shuhet pas 9 ditësh zjarrinë malin e Tomorrit. Më në fund pas 25 hektarësh pyje të shkumbuara, zjarrfikëset ia kanë dalë që të shuajnë flakët. Në ndihmë të punonjësve të zjarrfikëses, të cilët ishin prej një javë në terren, sot shkuan edhe rreth 25 forca të ushtrisë. Për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, janë kryer edhe hedhje uji me helikopter nga ajri.

Përveç 25 hektarë pyll me pisha, prej zjarrit janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra dhe shumë fole zogjsh. Zjarri nisi në fshatin Lybeshë pasi disa banorë që mblidhin bimë medicinale ndezën zjarr, si pasojë nga Policia e Shtetit janë arrestuar 2 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 3 të tjerë.

(k.m.a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bie zjarr ne malin e tomorrit mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit bie zjarr ne malin e tomorrit mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll